ASH:Komuna e Sarajit vazhdon me gënjeshtra dhe manipulime

0

Të nderuar banorë të komunës së Sarajit

Kohën e fundit në faqet e rrjeteve sociale të komunës së Sarajit shohim se “komuna e Sarajit në kontinuitet investonë në sferën e arsimit”.

Investimet ne kontinuitet na qenkan laptop, printer, projektor për shkollën fillore “Drita” në Rashçe.

Duam që tua përkujtojmë banorëve të komunës së Sarajit se Aleanca për Shqiptarët dega Saraj me vëmendje përcjell punën e komunës dhe vlerësojmë se investimi në fjali i komunës është vetem një marketing politik i zbehtë që nuk kalon më tek populli.

Duam që tua përkujtojmë se kjo shkollë para pesë vitesh u dëmtua nga zjarri që e kaploi dhe që atëherë është e parinovuar, gjë që nxënësve ua pamundëson zhvillimin e procesit arsimor.

Duam që tua përkujtojmë se ish kryetari i komunës Bekim Murati bashkë me ish ministrin e arsimit Spiro Ristovski dhe zëvendësin e tij Safet Neziri premtuan që do ta rindërtojnë pjesën e dëmtuar të shkollës.

Duam që tua përkujtojmë se në këtë shkollë dhe pjesën periferike të sajë mungojnë kushtet elementare për funksionim që nga tualetet deri tek kulmet dhe çatitë (disa pjesë të shkollës janë renovuar me investime private).

Aleanca për Shqiptarët dega Saraj vazhdimisht do iu përgjigjet këtyre manipulimeve dhe gënjeshtrave që u servohen banorëve të komunës së Sarajit.