ASHMAA paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Informatikës për shkurtimin e buxhetit

ina-online
ina-online

15/01/2024

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka paditur Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për shkurtim të financave. Në gjashtë muajt e fundit, siç bëri me dije drejtori i Agjensisë, Zoran Trajçevski, Ministria u ka lëshuar mbi 4 milion denarë më pak mjete financiare se sa është e paraparë me ligj.

“Në kundërshtim me detyrimin ligjor, Ministria e Informatikës transferon më pak para nga sa është e paraparë me ligj. Gjashtë muajt e fundit Agjensioni ka marrë 4 milion 812 000 denarë pak, kurse për janarin kemi marrë pothuajse 1 milion 126 760 denarë më pak. Kjo situatë zgjatë me vite sepse Ministria e ka përdorur të drejtën e diskrecionit dhe ka lëshuar më pak para”, theksoi Trajçevski.

Me ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi thotë ai, në qershor të vitit të kaluar, është vërtetuar saktë vlera e mjeteve, që ndahen nga buxheti i shtetit për financimin e veprimtarisë radio-difuzive”.

“Shpresojmë që Ministria e Informatikës do ta kuptoj rëndësinë e funksionimit të pandërprerë të rregullatorit të Servisit Publik, të ndërmarrjes Radio-Difuzion. Posaçërisht është me rëndësi se në këtë mënyrë krijohet pasiguri juridike, sepse rrezikohet funksionimi i gjithë sektorit audiovizuel”, tha drejtori i AMSHAA.

Ai shtoi se edhe Servisi Publik ditët në vijim do të padis Ministrinë, sepse mjetet që atyre ju shkurtohen janë më të larta nga ato të Agjencisë./Shenja.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

INFO

NA NDIQ