ASHMAA të tërheq vendimin dhe donacionin prej 5 milionë denarëve ta ndajë në procedurë transparente, me pjesëmarrjen e më shumë mediave

Picture of ina-online
ina-online

30/01/2024

Lidhur me vendimin e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) për ndarjen e 5 milionë denarëve për organizatën jofitimprurëse mediatike Laboratori i Reporterëve Hulumtues (IRL), me qëllim siç thuhet në vendim mbështetjen e “zërave kritikë që raportojnë për tema që janë të rëndësishme për qytetarët dhe që do t’i ndihmojë ata të marrin vendime të informuara”, Shoqata Onlinemedia bën me dije se:

Ky është vendimi i parë me të cilin ASHMAA jep një donacion për një botues të një media online. Meqenëse për zbatimin e këtij vendimi pritet opinion pozitiv nga Ministria e Drejtësisë, theksojmë faktin se mediat online (portalet e internetit) dhe botuesit e tyre nuk kanë status të rregulluar në Ligjin për media, përkatësisht nën dritën e këtij ligji, ato ‘de jure’ nuk ekzistojnë. Transferimi i parave të shtetit te subjektet që ligji për mediat nuk i njeh si media kontestohet thelbësisht nga këndvështrimi i ligjshmërisë së një vendimi të tillë.

Për këto arsye, besojmë se ka një pengesë serioze ligjore për realizimin e donacionit nga ana e ASHMAA në favor të IRL-së, me qëllimin e deklaruar, pra të ndërlidhur me rolin e IRL-së si botuese mediatike dhe krijuese e produkteve mediatike.

Me qëllim që në të ardhmen të hiqen pengesat e tilla dhe të parandalohen probleme të tjera që dalin nga statusi i parregulluar i portaleve të internetit në Ligjin për Media, ftojmë Ministrinë kompetente të Shoqërisë Informative dhe Administratës si dhe Qeverinë, që urgjentisht të propozojnë ndryshime dhe plotësime të duhura në Ligjin për Media, siç propozon Shoqata “ONLINEMEDIA” prej më shumë se një viti.

Shoqata “ONLINEMEDIA” i bën thirrje ASHMAA të njohë faktin se në mediat vendore, si në të ashtuquajturat tradicionale ashtu edhe në mediat online, ka më shumë se një zë kritik, më shumë organizata mediatike që raportojnë për krimin, korrupsionin dhe tema të tjera me interes publik, duke ndihmuar qytetarët të marrin vendime të informuara.
Të gjitha ato media dhe organizata mediatike duhej të ishin informuar për synimin e ASHMAA për të dhuruar para shtetërore për këtë qëllim dhe të gjithëve t’u jepej mundësia, në një procedurë transparente dhe në bazë të kritereve të shpallura publikisht, të kërkojnë një mbështetje të tillë.

Shoqata “ONLINEMEDIA” beson se në këtë rast, duke favorizuar vetëm një portal (media), është shkelur parimi i shpërndarjes transparente të parave të shtetit në baza jodiskriminuese, pavarësisht nga supozimi i qëllimeve të mira të drejtorit të ASHMAA dhe Këshillit të këtij institucioni.

Theksojmë se me subvencionim arbitrar, favorizues dhe jotransparent të subjekteve individuale me paratë e taksapaguesve krijohet një bazë për praktikë korruptive në këtë veprimtari dhe për deformim të tregut mediatik.

Prandaj, Shoqata “ONLINEMEDIA” i bën thirrje ASHMAA që të ndërpresë procedurën e mëtejshme për dhënien e këtij donacioni, të tërheqë vendimin e saj dhe më pas të informojë publikisht të gjitha mediat për synimin e saj për të dhënë një donacion me qëllimin e përshkruar në vendim, si dhe me kriteret për aplikim për donacione. Vetëm atëherë, përmes një procedure të paraparë me ligj, ASHMAA do të mund të merrte një vendim të drejtë, se cilës organizatë mediatike apo cilave organizata do t’ia ndante donacionin në vlerë prej 5 milionë denarëve, nëse do vlerësohej se ka nevojë urgjente.

Shoqata “ONLINEMEDIA” dëshiron të theksojë edhe një herë se çdo transferim i parave të shtetit në media, themeluesit e të cilave janë kompani private tregtare ose organizata joqeveritare dhe fitimprurëse, duhet t’i nënshtrohet një zgjidhjeje sistematike, e cila do të sigurojë një nivel të lartë mosdiskriminimit, transparencë dhe llogaridhënie.

TË FUNDIT
5 minuta
Kush janë borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj shtetit në Maqedoni (LISTA)
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
4 orë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
4 orë
Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias
4 orë
Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar

ME TE LEXUARA

22 orë
Përgjysmohet numri i studentëve në Universitetet e Shqipërisë
13 orë
Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
BE dha vizë, ja sa para do të përfitoj Maqedonia e Veriut për reformat
22 orë
“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë
7 orë
Ahmeti takohet me ambasadorin bullgar Radukov. Mickoski e porositi: Mos iu vardis fqinjëve
1 ditë
Parashikimi i motit sot
22 orë
Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë
5 orë
Moti sot në Maqedoni
1 ditë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur

LEXO MË SHUMË

euro

Kush janë borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj shtetit në Maqedoni (LISTA)

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia bardhi

Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore

administrata-600x360-1

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

halil snopce arben taravari

Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar

korridori 8 dhe 10

BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

euro

6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoni

AHMETI

Ahmeti takohet me ambasadorin bullgar Radukov. Mickoski e porositi: Mos iu vardis fqinjëve

INFO

NA NDIQ