Pas thirrjes së ish-kryeministrit bullgar dhe liderit të partisë GERB, Bojko Borisov për dorëheqje të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, ky i fundit i është përgjigjur ashpër.
“Më vjen keq që marrëdhëniet e mira mes dy kombeve të afërta, si maqedonas dhe bullgar, shkatërrohen nga politikanët e korruptuar që nuk mund të bëjnë asgjë për vendin e vet, përveç që të sjellin zemërim dhe urrejtje”, deklaroi Nikollovski që është edhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ai sërish kritikoi qasjen e presidencës bullgare që nuk vendosi flamurin e Maqedonisë së Veriut në takimin midis presidentëve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Rumen Radev.
“Unë i qëndroj gjithçkaje që thashë. Dhe kjo është se është e pakulturuar, e pahijshme dhe e paqytetëruar që presidenti i një vendi të të vizitojë dhe nuk e nderon duke vendosur flamurin e shtetit që ai përfaqëson. Nuk ka asnjë justifikim që presidenti bullgar Rumen Radev të mos e ngrejë flamurin maqedonas gjatë vizitës së Gordana Siljanovska-Davkovës, si Presidente e Maqedonisë”, theksoi Nikollovski.
Reagimet në Bullgari gjatë dy ditëve të fundit nuk janë qetësuar pas deklaratës së Nikollovskit drejtuar autoriteteve bullgare për mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë në takimin e dy presidentëve.(INA)