Asllanaj tregon se çka shkruan në pllakën e gjetur në Shkup

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike, Arian Asllanaj sot tregoi se çfarë shkruan në pllakën arkeologjike që u gjet në Karposh të Shkupit, përcjell TV21.

Në pllakë janë shkruar emrat e Epikratit dhe bashkëshortes së tij me tre djemtë, njëri prej të cilëve emrin e ka pasur Dardanus.

“Në mbishkrimin e epitafit që u bë aq shumë e famshme shkruan: I ndjeri është Epikrati, i cili e ka shënuar shoqen e tij dhe tre djemtë e tij, i cili djali i tretë e ka emrin Dardanus”, tha Asllanaj.