Asmir Jahoski do të qëndrojë në paraburgim pasi Këshilli Penal – sektori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për të zëvendësuar masën e paraburgimit me garancion, transmeton TV21.
Siç njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, “gjykata duke vlerësuar të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, dhe përskaj dhënies së mendimit pozitiv të prokurorit publik, konsideron se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistimin e masës së caktuar të paraburgimit nga pika 2 e nenit 165 paragrafi 1 i Ligjit për procedurë penale, gjegjësisht rrethanat të cilat thonë se mund ta pengojë hetimin duke ndikuar tek dëshmitarët si dhe se mund të fsheh, falsifikojë dhe shkatërrojë gjurmët e veprës penale, nga shkaqe që procedura hetuese ende është në rrjedhë dhe se ende ndërmerren aktivitete të tjera hetuese për grumbullimin e dëshmive”.