Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

Picture of INA
INA

25/06/2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi mbrëmë vonë se vendi i tij ka “arritur fitore historike” në operacionin kundër Iranit. Ai tha se presidenti i SHBA-së Donald Trump iu “bashkua në një mënyrë të paprecedentë” dhe e falënderoi atë për “rolin e tij në mbrojtjen e Izraelit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”.

Ai nënvizoi se sulmi i SHBA-së ndaj Iranit “është fryt i fushatës diplomatike që e drejtoi me ministrin Ron Dermer”.

“Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik si presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe e falënderoj nga thellësia e zemrës për punën tonë së bashku”, tha Netanyahu, disa orë pasi Trump i zemëruar kritikoi ashpër Izraelin për shkeljen e armëpushimit me Iranin.

Netanyahu tha se forcat amerikane kanë shkatërruar impiantin nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordow.

“Nëse dikush në Iran përpiqet të ripërtërijë programin bërthamor, ne do të veprojmë me të njëjtën vendosmëri, të njëjtën forcë, për të parandaluar çdo përpjekje të tillë”, përsëriti ai.

“E përsëris – Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, vazhdoi ai.

Netanyahu u lavdërua se Izraeli ka shkatërruar programin e raketave balistike të Iranit dhe shumicën e raketave të tij.

“Izraeli i ka dhënë goditje të rëndë regjimit të ligë”, përsëriti ai.

Ai iu referua gjithashtu situatës në Gazë duke thënë: “Duhet ta mposhtim Hamasin dhe t’i kthejmë pengjet”.

TË FUNDIT

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Babai rrahu vajzën 11 vjeçe dhe e regjistroi me telefon, ja në cilin qytet të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË