ASNJË DIPLOME S’E KAMUFLON ANALFABETIZMIN!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/05/2023

Thënia e njohur: “të kaplon gjumi si tradhtar e zgjohesh si patriot”, më nuk është interesante dhe duket si një thënie që nuk të bën përshtypje. Në vend të kësaj, ka kohë që konkretizohet, përkatësisht bëhet realitet thënia: “të kaplon gjumi si analfabet e zgjohesh si profesor universitar”.

Aty – këtu shpesh të bie të dëgjosh edhe ndonjë “barsoletë” që thjeshtë tipizojnë aktualitetin e shoqërisë shqiptare, si për shembull: “me pas ditë se kaq lehtë merret fakulteti, do ta kisha kryer edhe filloren”. Në fakt, në këtë “barsoletë” ka diçka të vërtetë, sepse këtë më së miri e justifikon realiteti ynë.

Kësaj të keqe, fatkeqësisht, akoma askush nuk merr “guximin” t’i thotë stop. Askush. As nga shoqatat që rreth vetes tubojnë të ashtuquajtur intelektualë. Askujt nuk i shkon ndërmend ta shtrojë pyetjen: po nesër, kush do t’i edukojë gjeneratat e reja? Ose, përse proceset nëpër të cilat duhet të kalojnë shqiptarët, kanë kahe të mbrapsht?
Një herë e përgjithmonë duhet bindur se rruga e shkollimit nuk është e lehtë ashtu siç u ndodhi akademikëve analfabetë, por është një rrugë e vështirë, e cila kërkon përkushtim dhe punë të përditshme. Pasojat e diturisë që falet apo blihet, janë të pariparueshme. Pikërisht me këto pasoja po përballet shoqëria shqiptare, e cila duket se është bërë një shoqëri e dëshpëruar dhe e zhgënjyer edhe nga krimi në arsim.
Padyshim se baza e një shoqërie të shëndoshë është arsimi i shëndoshë. Kjo gjendje tash e sa kohë reflektohet në të gjitha segmentet, përfshi edhe kulturën tonë, zhvillimi i së cilës shënon vetëm amplituda rënie. Prandaj, është më së e domosdoshme që arsimit t’i kushtohet një vëmendja serioze, sepse pikërisht aty duhet kërkuar emancipimin e shëndoshë të shoqërisë shqiptare, e cila bashkëjeton me shumë dilema vështirë u gjinden përgjigjet.
Asnjë diplomë, çfarëdo qoftë ajo, nuk do mund ta kamuflojë analfabetizmin e atyre që pa fije turpi rrahin gjoks se angazhohen “për të mirëne arsimit e kulturës shqiptare”. Efektet e këtyre diplomave janë më se të dhimbshme, sepse pikërisht ato diploma mundësuan që akademikët analfabetë, të sistemohen në institucione të rëndësishme arsimore e kulturore.
Vetëm një për qind e atyre që janë pajisur me diploma magjistrature e doktorate sikur t’i vizitonin libraritë edhe ashtu të pakta, me siguri pozita e librit shqip do të ishte më e mirë. Kjo vlen edhe për teatrot tona, koncertet e muzikës klasike, për ekspozitat e promovimet e ndryshme, të cilat kalojnë pothuaj në heshtje. Do të ishte krejt ndryshe sikur vetëm një për qind e atyre që kanë magjistruar e doktoruar të ngrenë zërin kundër devijimeve të shumta. S’do mend se do të kishim një gjendja tjetër…

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kredite denar

ESHS: Paga mesatare për muajin shkurt ka shënuar rritje për 16.5 për qind

aleksandar dashtevski kshz

Dashtevski: Në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë, nuk do përsëritet votimi

BDI deputetet Kuvend ali ahmeti

Po të mbaheshin dje zgjedhjet parlamentare, sa mandate do të fitonin partitë dhe si do të koaliciononin?

Bekim Qoku

Qoku: Mirënjohje për aktivistët që luftuan kundër bandave kriminale për të arritur një rezultat fantastik

inbound3511059458183429197

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

inbound8577824835771881161

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

inbound7083345521392950664

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

inbound1833009466689563103

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

statistika menaxhim ekonomi biznes

A do t’i përmbushin partitë premtimet për ekonominë?

INFO

NA NDIQ