Asnjë ministër nga BDI e ASH në inagurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” – Mexhiti e Gashi bashkë! (Video)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, që është njëri nga eksponentët kryesor të fraksionit brenda kësaj partie “Grupi i Zjarrit”, është parë sot bashkë me kryetarin e partisë “Alternativa”, në ceremoninë për inaugurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Shkup, ku ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan gazeta LAJM.

Në këtë cerenomi nuk është parë asnjë ministër i BDI-së dhe ASH-së.

Izet Mexhiti, i cili është kritikues i ashpër i punës së ministrave të BDI-së, gjithnjë e më shumë takon përfaqësuesit e opozitës shqiptarë.

Kohë më parë ai ka realizuar takim edhe me përfaqësues të Lëvizjes BESA, ndërsa sot bashkërisht me drejtuesin e “Alternativës” mori pjesë në cerenominë e organizuar nga Komuna e Çairit. Nga ana tjerët, dy drejtuesit e partive opozitare, Bilall Kasami i Besës dhe Afrim Gashi i Alternativës, kanë shtuar thirrjet për krijimin e një fronti opozitar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kundër BDI-së.

Ndonëse akoma nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, përjashtimi eventual i “Grupit të Zjarrit” nga BDI-ja do t’i rriste gjasat për bashkëpunimin e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme./Gazeta LAJM

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Makron Macron

Macron ia thotë në sy udhëheqësve evropianë: Rusia nuk duhet të fitojë!

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

INFO

NA NDIQ