Asnjë reagim për vjedhjen në qendër të Shkupit, Bekteshi: A ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin?

Picture of INA
INA

24/09/2024

Asnjë reagim, asnjë përgjegjësi për vjedhjen masive të rrymës nga objekte gastronomike dhe hotelerike ne qendër të Shkupit, të cilët bëjnë dëm milionësh e që e paguajnë amvisëritë, ndërsa a ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin? Kështu shkruan ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa komenton vjedhjen e madhe që EVN ka konstatuar në lagjen Debar Maallo, Qendrën Tregtare “Leptokaria”, dyqane në rrugën “Maqedonia” në Shkup, në “Shirok Sokak” në Manastir, kafene të njohura në mbarë Maqedoninë ku është vërejtur vjedhje e rrymës përmes manipulimit të orëmatësit.

Bëhet fjalë për kompani që shpenzojnë disa mijëra euro në muaj për energjinë elektrike. Vetëm një furrë buke ka vjedhur energji elektrike sa një fshat i tërë.

Rreth 600 përdorues kanë vjedhur energji elektrike duke manipuluar një orëmatës që ngrin konsumin. Shumica prej tyre janë hotele, kafene, furra buke të njohura nga Shkupi dhe nga vendi, të vendosura në qendër të Shkupit, respektivisht në Debar Maallo, në rrugën Maqedonia, në Leptokaria në Shkup, në Shirok Sokak në Manastir dhe në vende të tjera atraktive në mbarë Maqedoninë. Vjedhjet e energjisë elektrike janë regjistruar nga sistemi EVN, i cili menjëherë reagon ndaj devijimeve të konsumit, pas së cilës ekipet e EVN-së kryejnë kontrolle në terren. Në një furrë buke është konstatuar se është vjedhur energjia elektrike sa harxhon mesatarisht një fshat i tërë. Me këtë lloj manipulimi të orëmatësit, ata jo vetëm që nuk regjistrojnë konsumin, por edhe e kthejnë mbrapa.

Statusi i plotë i ish-ministrit Kreshnik Bekteshi:

SKANDAL në qendër të Shkupit!

Kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht VJEDHIN rrymë.

“A ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin?

Pagesa e rrymës është mbi 95% në ato vendbanime.

Asnjë reagim, asnjë përgjegjësi për vjedhjen masive të rrymës nga objekte gastronomike dhe hotelerike ne qendër të Shkupit, të cilët bëjnë dëm milionësh e që e paguajnë amvisëritë.

Apo reagime ka vetëm atëherë kur me direktiva të qendrave të ndryshme duhet dikë të paraqesin si të “prapambetur”, të padëgjushësh etj?

TË FUNDIT
12 minuta
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
4 orë
Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!
4 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit
4 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
6 orë
Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

ME TE LEXUARA

1 ditë
Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin
10 orë
Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare
1 ditë
Funksionarët e FE-së sa ishin në pushtet mbështetën shfuqizimin e Balancuesit
4 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit
15 orë
“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”
1 ditë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
9 orë
VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)

LEXO MË SHUMË

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

Bilall Kasami

Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!

ziadin sela

Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

lsdm vmro

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

Edi Rama

Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)

policia shkup naten mpb

MPB zbardh rastin e plagosjes në Çair/ Arrestohen 4 persona

INFO

NA NDIQ