Asociacion i Zekës, Grubi: Kjo sjellje aventureske dëmtoi dialogun Kosovë-Serbi

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/03/2023

Marrëveshja e Ohrit është shembull për zgjidhjen e konflikteve në të gjithë Europën, sepse këtu u pa edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes BE-së dhe SHBA-së, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një panel të Forumit Ekonomik që po mbahet në Shkup. Sipas tij kjo marrëveshje duhet të shërbejë si shembull edhe për çështje të tjera të pazgjidhura, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Zëvendëskryeministri foli edhe për idenë për formimin e Asociacionin e Komunave Shqiptare në RMV, që në fillim u mendua se është ide e Alternativës, por pastaj doli që ishte ide personale e Sekretarit Gjeneral të kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi. Grubi u shpreh se ideja është absolutisht e papranueshme dhe se Marrëveshja kornizë e Ohrit i zgjidh të gjitha çështjet në lidhje me të drejtat e bashkësive në vendin tonë.

“Konsiderojmë se kjo sjellje aventureske bëri shumë dëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe paraqet qëndrim që u ndryshua brenda ditës. Doli partia demantoi dhe personi që e tha këtë ide, publikisht tha se ky është vetëm qëndrimi im personal dhe se partia nuk qëndron prapa kësaj ideje. -Edhe në partinë tuaj jeni në idenë e njëjtë, mendoj për bashkëpartiakë tuaj… -Po, për fat të keq ai nuk është qëndrim partiak. Qëndrimi partiak është shumë i qartë se kjo ide është kundër interesave të Maqedonisë së Veriut, kundër interesave të gjithë rajonit, kundër interesave të BE-së dhe SHBA-ve për paqe, stabilitet dhe siguri, për zgjidhje të konflikteve në vendin tonë”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.

TË FUNDIT

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

‘Ancelotti të qëndrojë sa t’i dojë qejfi te Reali’, ish-presidenti i ‘Los Blancos’ votëbeson trajnerin italian

ME TE LEXUARA

1
Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...
1
283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni
1
Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni
1
Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)
1
Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

LEXO MË SHUMË