Asociacion të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni? Zbulohet prapavija e kërkesës së Alternativës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/02/2023

Derisa Kosovës po i bëhet trysni e madhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe në Maqedoni, shkruan Bota Sot.

Një nga krerët e partisë, Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ditë më parë ka propozuar shumicë komunash shqiptarë në Maqedoni të Veriut, sipas modelit që kërkohet në Kosovë.

“Në kohën që Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kur secili diplomat perëndimor që vjen në Prishtinë e përsërit refrenin “të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë!”, pyetja që duhet të shtrohet është se pse partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ato që kanë komuna (BDI, ASH dhe BESA), nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë” theksojnë nga Alternativa.

Mehazi: Thirrja e Alternativës për Asociacionet e Komunave Shqiptare në RMV mund të bëhen kërkesë reale e serioze nga vetë BE e SHBA

Duke e komentuar këtë, profesori Sulejman Mehazi në një përgjigje për Bota Sot ka thënë se kjo ide është për tu përshëndetur dhe se mund të bëhen kërkesë reale e serioze nga vetë BE-ja e SHBA-të.

“Kërkesa e Alternativës së Gashit për nismën e Asociacioneve të Komunave Shqiptare në RMV në llojin e asociacioneve serbe në Kosovë është për t’u përshëndetur, por vlera e kësaj thirrje ndaj partive tjera shqiptare do kishte peshë të madhe para se kjo parti të largohej nga qeveria e jo tani në rolin e partisë opozitare, disi thirrja e Alternativës për Asociacionet e Komunave Shqiptare më shumë është mllefuese ndaj partive në pushtet LSDM-së, BDI-së e ASH-së e nuk është fort e besueshme para qytetarëve shqiptarë për shkak se thirrja për Asociacionet e Komunave Shqiptare në RMV vjen pasi partitë e lartpërmendura e përzunë Alternativën nga pushteti.

Megjithatë me vetëdije apo pavetëdije, me inate apo pa inate thirrja e Alternativës për Asociacionet e Komunave Shqiptare në RMV mund të bëhen kërkesë reale e serioze nga vetë BE-ja e SHBA-të. Rrjedhimisht politika globale e fuqive të mëdha me anë të asociacioneve të pakicave qëllimshëm do luftonin shtetet pura nacionale. Dhe se idetë politike globale të fuqive të mëdha BE e SHBA me anë të pakicave do bllokonin shtetet e vrazhda nacionale, kështu që asociacionet e pakicave do balansoheshin me shumicën nacionale shtetërore. Pra, fryma politike globale e asociacioneve të pakicave do jetë frymë e re e politikës dhe diplomacisë botërore, do fillojë me asociacionet e pakicës serbe në Kosovë e do vazhdonte brenda Serbisë, do përhapej në RMV, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi e kështu me radhë”, thotë ai për Bota Sot.

Sipas Mehazit, modeli kryesor i politikës moderne botërore është asociacioni i pakicave brenda shteteve me shumicë nacionale. Tutje, ai shton se nuk janë të rastësishme dy planet e BE-së dhe SHBA-ve në Ballkan, një, plani franko-gjerman i pakicave serbe në Kosovë dhe dy, plani francez i pakicave bullgare në RMV.

Edhe analisti Refik Hasani nga Lugina e Preshevës për Bota Sot thotë se kushtetuta e RMV-së, duhet të ndryshohet dhe të pranohet se elementi konstituiv i këtij shteti janë edhe shqiptarët.

“Partitë politike shqiptare në Republika e Maqedonisë Veriore, ende nuk kanë realizuar të drejta që ju takojnë shqiptarëve, sepse përbëjnë nga statistika zyrtare me 40%, kurse realisht në Maqedoni të Veriut, shqiptarët përbëjnë shumicën e këtij shteti, pra përbëjnë me përqindje më shumë se vetë maqedonasit. Mbi të gjithë më shumë gëzojnë të drejta minoriteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës, e që përbëjnë afër 4%,se sa gëzojnë të drejta, shqiptarët në Republikën e Maqedonisë Veriore, përkundër që janë mbi gjysma realisht e popullatës së këtij shteti. Kushtetuta Republikës së Maqedonisë Veriore do të duhej të ndryshohet, dhe të pranohet se elementi konstituiv i këtij shteti janë edhe shqiptarët”, theksoi Hasani.

Sipas tij, formimi i këtij asociacioni do të kishte po ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1042

Sport dhe bashkëbisedim me rininë, Taravari dhe liderët e VLEN-it në Saraj

IMG_1039

Gashi: Mushkëritë e qytetit nuk duhet t’ua lëmë t’i ngulfasin të paaftët

sunaj-raimi

Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare!

IMG_1035

LEVICA kundër ndërtimit të Stadiumit: Neoballisti Kasami ndjell fashizëm mbi popullatën jo shqiptare të Tetovës!

osmani siljanovska

Osmani i çon porosi VMRO-së që po propagandon për 61 deputetë

arm-uniforma-600x360

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

studenican fronti evropian sadiki

Fronti Evropian hapi shtabin në Studeniçan, Sadiki bashkë me Bexhetin dhe Grubin (VIDEO)

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

INFO

NA NDIQ