Asociacion të Komunave Shqiptare, Mickoski ‘kërcënon’ Alternativën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Shkurt, 2023

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi i cili gjatë ditës ka propozuar që në Maqedoninë e Veriut të formohet “Asociacioni i Komunave më Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut!”.

Mickoski ka kërcënuar duke thënë se politikanët duhet të kenë kujdes me propozimet që i japin.

“Në Maqedoni një pjesë e kushtetutës është Marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit e garanton karakterin unitar të Maqedonisë. Nëse ka parti politik në Maqedoni të cilat dëshirojnë ta braktisin Marrëveshjen e Ohrit, atëherë duhet të thonë qartë para gjithë opinionit, se ata nuk e pranojnë Marrëveshjen e Ohrit, pas të cilit qëndrojnë si garantues e tërë bashkësia ndërkombëtare dhe se ata nesër atë marrëveshje nuk do ta respektojnë. Unë i paralajmërojë politikanët në Maqedoni të kenë kujdes, të mos i ndezin tensionet ndëretnike, ngase Maqedonia është shtet multietnik, dhe me sjellje të këtillë të papërgjegjshme mund vetëm t’i ndezin këto tensione dhe si të tillë të sjellin një numër të madh të problemeve për të gjithë qytetarët. Unë edhe një herë i paralajmëroj për veprim të matur, shtetëror dhe të përgjegjshëm, dhe në vend që të komentojmë projekte politike unë dëshirojë të bëjmë betejë me krimin dhe kriminelët të punojmë për arsim më të mirë, shëndetësi, më tepër para për pensionerët, më tepër mundësi për të rinjtë, më tepër investime, në vend që të kthehemi në disa procese mbrapa”, ka deklaruar Mickoski.

Sipas tij Maqedonia është shtet unitar dhe pas saj qëndron faktori ndërkombëtar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ