“Asociacioni”, Brukseli po e shqyrton me kujdes planin e Edi Ramës

INA
INA

9 Qershor, 2023

Brukseli po e shqyrton me kujdes planin e Edi Ramës për Asociacionin. Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”. Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”. Por, në pyetjet se a do të merret parasysh ky draft, për të avancuar në dialog, këto burime kanë thënë se “ky tekst shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare“. “Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë më parë u ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Makron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Sholc. Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

ramiz beg rizaj

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së

vdekje-lajm-vdiq

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog?!

Onkologija Onkologjia shkup

Protestat vazhdojnë, drejtësi për viktimat e Onkologjisë

albin kurti

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh plan për aneksimin e veriut

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

INFO

NA NDIQ