Astrit Selmani i bashkohet skuadrës rumune Dinamo Bukuresht

Picture of INA
INA

11/02/2024

Astrit Selmani është bërë me skuadër të re pas largimit nga suedezët e Goteborg.

Sulmuesi kosovar karrierën do ta vazhdoj në Rumani, ku është futbollisti më i ri i Dinamo Bukureshtit.

Ka qenë faqja zyrtare e skuadrës rumune që ka zyrtarizuar afrimin e kosovarit, derisa i ka uruar suksese në aventurën e re.

Njoftimi i plotë nga Dinamo Bukuresht:

Mirësevjen, Astrit Selmani!

Reprezentuesi kosovar Astrit Selmani (26 vjeçar), herën e fundit në IFK Göteborg, sot është sulmuesi i ri i skuadrës sonë, njofton Dinamo 1948 përmes platformave zyrtare të komunikimit.

I lindur në Malmö me shtetësi të dyfishtë, Kosovë dhe Suedi, Selmani e filloi karrierën në futbollin suedez dhe luajti për Tornngelholm, Kristianstads, Rosengård, Torns, Varberg dhe Hammarby, duke u transferuar në verën e vitit 2022 nga Hapoel Beer Sheva (Izrael).

Selmani nuk është përshtatur me Izraelin, duke u huazuar në Midtjylland (Danimarkë) dhe IFK Göteborg (Suedi) gjatë vitit të kaluar.
26 gola u shënuan nga Selmani në premier ligën e Suedisë, sipas transfermarkt.com për Varberg dhe Hammarby.

5 përzgjedhje ka sulmuesi i ri dinamik për kombëtaren e parë të Kosovës. Ai luajti 3 ndeshje në kualifikueset e Botërorit në Katar dhe shënoi gol në miqësoren mes Kosovës dhe Burkina Fasos.

Selmani shënoi 6 gola në kupat e Europës dhe paraprakisht të Conference League, 5 për Hammarby dhe 1 për Hapoel Beer Sheva.

1 trofe e ka Selmani ne arritjen e tij, kupen e Suedise ne vitin 2021 me Hammarby.

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË