Astronomja shqiptare, doktorante në Departamentin e Shkencave të Tokës dhe Planeteve në “UC Santa Cruz”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/03/2022

Pranvera Hyseni, astronomja që i bëri gjithë shqiptarët krenar për arritjet e saj profesionale, tani do të nis sudimet e saj në Universitetin e Kalifornisë

E lindur dhe e rritur në qytetin e Vushtrrisë, në Kosovë, Pranvera Hyseni që në moshë të re kishte tërheqje ndaj fushës së astronomisë, duke u “zhytur” thellë në gjithësi, si një paralajmërim se një ditë ka për t’u bërë një studiuese astronomike, shkruan albinfo.ch.

Në vitin 2020 Pranvera filloi studimet në Shtetet e Bashkura të Amerikës, në Universitetin e Kalifornisë, në Santa Claus, studime Mastër, në Shkenca Planetare, për studimin e sistemit diellor dhe planetëve të tjerë.

Ajo është edhe një promovuese e shkëlqyer e Kosovës dhe po përfaqëson shqiptarët në mënyrën më të mirë me botën e saj të pasur në shumë konferenca shkencore, ndërkombëtare, duke përmendur Kosovën dhe duke siguruar donacione të shumta për astronomi.

Së fundmi, ajo është pranuar për të vazhduar doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, në Departamentin e Shkencave të Tokës dhe Planeteve në “UC Santa Cruz”, shkruan tutje albinfo.ch.

“Jam shumë i emocionuar të njoftoj se më është ofruar pranimi për t’u bashkuar me programin e doktoraturës në Departamentin e Shkencave të Tokës dhe Planetare në UC Santa Cruz”, shprehet Pranvera.

Po ashtu ajo tregon se ky është një lajm tepër emocionues për të dhe mezi pret të hetojë asteroidët e brezit kryesor dhe më gjerë si pjesë e kërkimit të saj.

“Nuk do të kisha arritur pa mbështetjen e të gjithë njerëzve përreth meje. Shpresoj që duke arritur një doktoraturë në SHBA, të mund të tregoj shembull se edhe në një vend me një histori jo të mirë si Kosova, të rinjtë e këtij vendi mund të arrijnë gjëra të mëdha”, përfundon Pranvera. /Albinfo.ch

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

ilir ikonomi

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

zvicer zurich cyrih

Universiteti i Cyrihut tërhiqet nga renditja ndërkombëtare e universiteteve

zvicer-1

Gjeneva mund të kërkojë taksi elektrike nga viti 2030

euro

Sa do të rriten pagat në eurozonë?

INFO

NA NDIQ