Ata po shkaktojnë tërmete me armë nga hapësira, një pretendim tronditës i kreut të agjencisë turke të hapësirës
Kreu i agjencisë hapësinore të Turqisë, Serdar Husein Yildirim, ka bërë një pretendim tronditës për një armë të aftë për të shkaktuar tërmete, përcjell portali A1on.
Ai tha në një takim publik se ka sisteme armësh që punojnë në parimin e lëshimit të shtyllave të gjata metalike nga hapësira, të cilat më pas futen thellë në tokë dhe shkaktojnë tërmete.
“ Më lejoni t’ju jap një shembull. E them këtë sepse i kam parë të punojnë në një sistem të tillë armësh dhe është shumë e thjeshtë. Ti i njeh ato shtyllat e rrugëve, dritat e rrugës. Ato janë të ngjashme me këto shtylla, rreth 8-10 metra të larta. I vendosën në satelit. Një sasi të caktuar. Dhe më pas i shënjestrojnë dhe i nisin në Tokë. Është si një kunj, një pikë e mprehtë. Për shembull, Zoti na ruajt, bie diku, tani nuk do të emërtojmë një skenar fatkeqësie, por sapo bie në tokë, depërton deri në 5 kilometra thellë në tokë. Ndodh shumë shpejt dhe krijon një tërmet me magnitudë 7-8 ballë të shkallës Rihter. Pas goditjes, gjithçka do të shkatërrohet. E shihni, nuk ka as armë, as eksplozivë, as bomba, asgjë të tillë. Por ka një forcë të tillë që vjen nga hapësira dhe nuk keni asnjë shans ta shihni, ta ndaloni ose ta mbroni veten”, thotë Yildirim.
Pasi video shkaktoi shumë reagime, Yıldırım shpjegoi se fjalimi i tij është bërë pak kohë më parë dhe nuk ka lidhje në asnjë mënyrë me tragjedinë e ndodhur në jug të Turqisë. “Ishte një fatkeqësi natyrore”, thotë ai./A1on