Atalanta ndal Manchester City-n, Leverkusen mposht Atleticon e Madrid-it

0

Atalanta mori pikën e parë në grup, në Champions League, pasi ndali Manchester Cityn në barazim 1-1, teksa golit të Sterling në pjesën e parë, iu përgjigj Pasalic në 45-minutëshin e dytë.

Barazim 3-3 doli edhe sfida tjetër e grupit, mes kroatëve të Dinamos së Zagrebit dhe ukrainasve të Shakhtar Donetskut. Tottenham bëri detyrën në transfertën serbe ndaj Crvena Zvezdës, ku triumfoi 0-4 dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa Bayer Leverkusen mposhti 2-1 Atleticon e Madridit, duke marrë fitoren e parë në grup dhe rihapur shpresat për kualifikim.