Atdheu ka kokëdhimbje

0

Skender Karaçica/

Edhe sot na vijnë lajme tjetërfarshe…krejt keq po merremi me Lirinë e Kosovës.Nuk e kam menduar që,nëpër udhët tona jemi kaq shumë të tjetërsuar dhe të mbyllur duke ia kthyer njeri tjetrit shpinën…Pse kaq shumë urrejtje?!Pse kaq shumë[ të ndarë pikë e pesë,keni harruar të djeshmen dhe,mos harroni se kush harron i përseritet historia,kështu kanë thënë të tjerët.

* * *

Boll më ,,debate parlamentare,,unë dhe ti…!

Është bërë si (modë)që në foltoret e jetës parlamentare në Prishtinë,nuk kalon ditë e lume që,për çështje krejt përsonale deputetet merren me njeri-tjetrin.Ka kohë që Molliqaj dhe Konjufca deri dje anëtarë të VV-së,dalin në foltore dhe tregojnë,,historinë,,bulevardeske për njëfarë kohe,për njëfarë ngjarje që nuk ka asnjë kuptim.Më besoni,kur e kur i dëgjon janë aq neveritëse sa duhet me e mbyllë ekranin e TV-së!

* * *

Valon Syla një ,,analistë,,se jo mahi i bulevardit në Prishtinë,qohet në këmbë burri i botës dhe pa fije turpi thotë fjalën e madhe sa një bagël se ,,diaspora është primitive,,(sic!).Kujt i duhet kjo,kujt i duhet ky ,,debat,,kaq i turpshëm për njerëzit tanë që historia,padrejtësitë e regjimit serbosllav dhe varfëria si ,,motër e vëlla,,me robërinë shekullore i shtrëngoi mrëgimtarët tanë në të gjitha meridianët e botës…Valon Syla nuk e di se gratë shqiptaro-amerikane në Çikago,kur nisi lufta dhe djelmenia shqiptare ia kthej pushkën Serbisë fashiste dhe u bënë bashkë me thirrjen e Drenicës së Adem Jasharit:Ejani e luftojmë bashkë…!Këtu,diaspora shqiptare dhe gratë shqiptare i hoqën stolitë prej ari dhe u vuan në tovolinë që të bëhen depozitë(dollar)për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.Po i tregoi (V)alon (S)yles se ish presidenti i Meksikës,Fox me ekipin e tij qeveritar,doli në kufi me Amerikën dhe i priti qytetarët e tij më këto fjalë,,Ju jeni heronjtë e Meksikës,,!

* * *

Pse po ikin të rinjët shqiptarë…?

Tiktaket e orës së kohës shqiptare dhe Kosova,lajmi i keq që tregon për ikjen e të rinjëve shqiptarë.Kah shkojnë dhe pse ikin kolektivisht kah Evropa…Kosova ka pasuri,djelmenia shqiptare është pasuria kombëtare,duhet të menaxhohet më mirë jeta intitucionale në shtetin e Kosovës.Diçka nuk është në rregull,diçka e keqe në mesin tonë,që,ora e kohës po tregon zhgënjimin apo humbja e drejtpeshimit.Ora e kohës po tregon se ,(diplomanianjë term i një psikologeje amerikane,-nënvizimi im)ka bërë që krejt rrjedha e jetës parakalon përmes një diplome universiteti apo kolegji…dhe ,për fatin jo të mirë dihet se kush po bënë shkollë akademike sa mbyll e qel sytë më ,,titujt shkencor(sic!)dhe,tevona debati se filani e filani ishte bërë ,,dermerr,,se jo mahi (sic!).Krejt kjo lojë fjalësh po krijon diçka të ligë.diçka që po e vjen era anarki dhe në stilin se kush po ngritët më herët në mëngjes…!Në praktikën që e kam parë në Amerikë,diploma vlen sa për të hyrë në punë e për të ardhurat varet kontrata e punës dhe rezultatet në punë dhe për punën!Mos të na bëhet jeta diplomania,por me të qartë e më modest se vetëm puna e ndershme dhe me përkushtim krijues në të gjitha fushat,na bëjnë më të bukur jetën.Të rinjë shqiptarë të Kosovës,mos ikni se në mërgim dhe në tokën e huaj jeni të huaj dhe pa ndonjë vlerë(!).