Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

ina-online
ina-online

29/09/2023

Atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë, është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet me dije Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, teksa e konsideron ndarjen nga jeta të atë Artur Liolinit një humbje të madhe.

“Në datën 28 shtator 2023 ndërroi jetë Atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë. Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Atë Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij”, thuhet në reagim.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, teksa shkruan se Atë Liolini do të kujtohet si pasardhës i denjë të Fan Nolit.

“Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Atë Arthur Liolin, Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston. Atë Liolinin, këtë figurë të shquar të Kishës Ortodokse dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, do ta kujtojmë përherë si pasardhës të denjë të Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe. Në vitin 1991, Atë Liolini realizoi ëndrrën e tij, duke meshuar në 22 qytete të Shqipërisë.

Ai nuk ishte thjesht një udhërrëfyes shpirtëror, por mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, mbështetje të cilën e shprehu edhe nëpërmjet botimeve ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike mbi çështjen shqiptare. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan Begaj.

Artur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në Nju Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin “Princeton”. Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë. Gjatë shërbimit të tij, atë Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit ortodoks shqiptar.

Atë Arturi ka bërë disa vizita në Shqipëri. Në vitin 2010 ai mirëpriti në Boston Kryepiskopin Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kryedioqezës Shqiptare.

/rtsh.al/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksident ambulanta itali

Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

Marko Kepi

​Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të Nju Jorkut

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

len diaspore kasami mexhiti gashi

Mexhiti, Kasami e Gashi të mirëpritur nga mërgimtarët në Biel/Bienne në Zvicër

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

iphone- telefon mobil

Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

INFO

NA NDIQ