Atletico përmbys dhe fiton ndaj Valladolid

Picture of INA
INA

15/04/2025

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Valladolid në një përballje dramatike që është karakterizuar nga shumë emocione dhe përmbysje në LaLiga.

Edhe pse miqtë kanë shënuar të parët, skuadra e Diego Simeone ka reaguar fuqishëm për të marrë tri pikë të vlefshme kur kampionati po shkon nga fundi.

Valladolid ka kaluar në epërsi në minutën e 21-të me një gol nga pika e bardhë i shënuar nga Sylla.

Atletico ka reaguar menjëherë, duke barazuar në minutën e 25-të me një tjetër penallti të realizuar nga Julian Alvarez, ndërsa dy minuta më vonë ka qenë Giovanni Simeone që e ka përmbysur rezultatin pas një asisti nga Barrios.

Pjesa e dytë ka nisur me një tjetër goditje për vendasit, pasi Sanchez i Valladolid e ka barazuar në minutën e 56-të.

Por Atletico nuk është dorëzuar. Alvarez ka realizuar sërish nga penalltia në minutën e 71-të për ta rikthyer epërsinë, dhe vetëm tetë minuta më vonë Sorloth e ka vulosur fitoren me një gol të katërt.

Me këtë fitore, Atletico gjendet në kuotën e 63 pikëve dhe qëndron në vendin e tretë në La Liga, duke ruajtur distancën me Barcelonën që kryeson me 70 pikë. Në anën tjetër, Valladolid mbetet në vendin e fundit në renditje me vetëm 16 pikë.

TË FUNDIT

Toshkovski për tragjedinë e Koçanit: Deri më tani dyshohen 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë

Shqiptarëve tanë në Maqedoni

VIDEO/ Gazetari zbulon se çfarë po ndodhë mes Eglit dhe Gjestit gjatë ditëve të fundit

Gjesti merr VENDIMIN E PAPRITUR ndaj Jozit? (Detaje)

Ndalohet kryetarja e Anti-korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i konfiskohet pasaporta dhe masa tjera

Mexhiti: Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndalë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË