Atletico synon “yllin” e sulmit të Romës, “kushton” vetëm 12 milionë

Picture of INA
INA

15/05/2024

Atlético e Madridit po përgatit ndryshime në skuadër për vitin e ardhshëm. Një nga prioritetet e “Los Colchoneros” është përforcimi i frontit sulmues dhe “El Mundo Deportivo” deklaron se, me përjashtim të Griezmannit, të gjithë sulmuesit e tjerë të ekipit janë në treg dhe mund të largohen nëse vjen një ofertë e mirë.

Kështu, duke cituar burime italiane, “El Mundo Deportivo” e vendos edhe një herë Paulo Dybalan në fokusin e Atléticos. E njëjta media raporton se Roma po shqyrton largimin e argjentinasit, duke pasur parasysh mungesat e tij të shumta për shkak të lëndimit gjatë sezonit të fundit.

Interesimi i Atlético për Dybalan nuk është i ri, pasi është përfolur për një lëvizje të tillë edhe në afatin kalimtar të dimrit, por këtë herë, mund të ndodhë në të vërtetë. Klauzola e lirimit të sulmuesit argjentinas është vetëm 12 milionë euro.

Dybala, i cili mbush 31 vjeç në nëntor, përfundon kontratën me Romën në vitin 2025. Ai ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 9 asistime në 37 ndeshje për Romën në sezonin aktual.

TË FUNDIT
14 orë
Kërkohen kandidatë për të qenë 'ndërlidhësit' e Hansi Flick në Barcelonë...
14 orë
Kualifikimi në Champions/ Interi dhe Juvja mbushin arkat, por kujdes nga Roma
14 orë
Manaj përshëndetet me klubin turk, gati për një hap të madh në karrierë
14 orë
Vendos supergoli i Granit Xhakës, Leverkusen fiton edhe Kupën e Gjermanisë
15 orë
Real Madridi shpallet klubi më i pasur në botë, ja sa miliardë është vlera e tij

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hans flik hansi flick

Kërkohen kandidatë për të qenë ‘ndërlidhësit’ e Hansi Flick në Barcelonë…

inter fiorentina

Kualifikimi në Champions/ Interi dhe Juvja mbushin arkat, por kujdes nga Roma

rej manaj

Manaj përshëndetet me klubin turk, gati për një hap të madh në karrierë

XHAKA GRANIT

Vendos supergoli i Granit Xhakës, Leverkusen fiton edhe Kupën e Gjermanisë

belingam real madrid

Real Madridi shpallet klubi më i pasur në botë, ja sa miliardë është vlera e tij

kombetarja kuq e zi

Money| Sa pritet të fitojë Shqipëria nga pjesëmarrja në Euro 2024

kler caku

Kampionia shqiptare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë (VIDEO)

kombetarja

Ekskluzive/ Zbulohen katër lojtarët e parë të Sylvinho për Euro 2024, Broja bën ‘misteriozin’: Kam ardhur për pushime

Borusia Dortmund

Dortmundi përgatit festën

INFO

NA NDIQ