Atletico zyrtarizon të ardhmen e Griezmann: E dimë që në mars ku do të luajë

0

Gil Marin, drejtori ekzekutiv i Atletico Madrid, ka konfirmuar se Antoine Griezmann do të luajë me Barcelona-n sezonin e ardhshëm. “E dimë që në mars se ai do të luajë te Barcelona”, ka thënë drejtuesi i “Colchoneros” për “Radio Estadio”.

Vetë lojtari ka thënë pas fitores së Francës kundër Andorrës se: “Duhet të bëni edhe pak durim, është akoma herët. Unë jam i pari që dua të merret një vendim për të ardhmen time, por duhet të presim”.

Francezi ka shënuar 133 gola në 257 ndeshje më Atletico Madrid, por duket se sezonin e ardhshëm do të formojë një treshe të frikshme me Leo Messi-n dhe Luis Suarez në “Camp Nou”.