Austria del me propozim për BE-në: Kosova të njihet nga 5-shja, të avancohet dosja e aplikimit për anëtarësim

Picture of INA
INA

08/11/2023

Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka bërë një reagim të gjatë në profilin e saj zyrtar, duke kritikuar BE-në se s’ka bërë shumë në mbajtjen e premtimeve për rajonin. Ajo ka shprehur qëndrimin zyrtar të Austrisë që Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.

Edtstadler ka thënë se gjatë këtij viti duhet të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnje e Hercegovinën, ndërkohë përgjatë vitit 2024 thotë se duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan Express.

Ministrja austriake, gjithashtu ka kërkuar të bëhet progres real me anëtarësimin e Malit të Zi para zgjedhjeve të brendshme në Bashkim Evropian.

Në pikën katër të propozimit të saj, Edstadler ka përmendur edhe Kosovën dhe dialogun për normalizim me Serbinë. Politikania austriake ka thënë se duhet të bëhet progres me anëtarësimin e Serbisë dhe me avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim gjithashtu para zgjedhjeve të brendshme, raporton Express.

“Progres në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë dhe procesimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve të BE’së ( ndërlidhur me zhvillimet e mëtejme në bisedimet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës); nëse BE dëshiron gë prijë, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare është imperativ”, thuhet në pikën 4 të propozimit austriak.

Edtstadler ka potencuar se nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta marrë drejtimin në rajonin e Ballkanin Perëndimor atëherë pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së.

“Jam plotësisht i bindur se familja evropiane nuk është e plotë pa gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë një aktor gjeopolitik të paktën në portat e saj – jo, në oborrin e saj”, ka shkruar ministrja austriake.

TË FUNDIT
2 orë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
2 orë
Limani: Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç demografik në formësimin e së ardhmes së Evropës
2 orë
Siljanovska: S’do të lejojmë përplasje luftarake në tokën tonë! Ushtarët tanë mund të qëndrojnë krah për krah me kolegët e armatave më të fuqishme
4 orë
11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë
4 orë
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të

ME TE LEXUARA

14 orë
Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë
5 orë
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK
5 orë
"Korridori 8" në Ballkan: Pengesë inatet e vjetra
4 orë
Ndikimi historik i uraganit Milton në SHBA
1 ditë
6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
4 orë
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të
1 ditë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë
4 orë
11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë
1 ditë
Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

LEXO MË SHUMË

EU mK maqedonia-BE-flamuri

Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar

limani

Limani: Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç demografik në formësimin e së ardhmes së Evropës

gorde

Siljanovska: S’do të lejojmë përplasje luftarake në tokën tonë! Ushtarët tanë mund të qëndrojnë krah për krah me kolegët e armatave më të fuqishme

termet

11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë

te proces berlin

Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të

uragani milton

Ndikimi historik i uraganit Milton në SHBA

korridori-8

“Korridori 8” në Ballkan: Pengesë inatet e vjetra

Kuvendi-Kosoves

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK

IMG_9215

Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë

INFO

NA NDIQ