Austria mposhti Maqedoninë në Shkup, trajneri Angelovski pranon disfatën

0

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll përjetoi disfatën e dytë me radhë në eliminatoret e “Euro 2020”. Austria me plot meritë arkëtoi 3 pikët, pasi mundi Maqedoninë me 4-1, duke shënuar 5 gola (një autogol). Pas presionit fillestar të Austrisë, e cila kishte iniciativën dhe disa raste ideale (mbrojtje fantastike të portierit Stole Dimitrevskit), Maqedonia kaloi e para në epërsi në minutën e 18-të falë autogolit të myasfirëve. Një mosmarrëveshje mes mbrojtjesit Hintereger dhe portierit Lindner, ndërsa topi përfundoi në rrjetën e Austrisë. Mirëpo gëzimi i Maqedonisë zgjati vetëm 20 minuta pasi që në anën tjetër Lazaro arriti të barazojë shifrat në 1-1. Maqedonia në këtë periudhë kohore kishte rast ideal përmes Pandevit, ndërsa Nestorovski godet shtyllën. Në pjesën e dytë ishte një storje tjetër , pasi që Austria diktonte tempo dhe kijoi disa raste para se të merr penaltinë në mintën e 62-të. Arnautoviq ishte i sigurtë dhe solli në epërsi kombëtaren e Austrisë me 2-1. Maqedonia bëri të gjitha ndrrimet , duke sjellë në lojë Ristevskin, Radeskin dhe Hasanin, mirëpo mysafirët vazhduan me tempon e njëjtë dhe në minutën e 82-të erdhi goditja e tretë në portën e Dimitrovskit, ndërsa autor ishte sërisht Arnautoviq. Vetëm 3 minuta më vonë, një kundërsulm i shpejtë i mysafirëve dhe në fund , falë devijimit të Bejtullait, topi përfundon në rrjetë për 4-1.

Maqedonia pësoi dy disfata me radhë , për herë të parë pas 2 vitesh. Austria në mënyrë bindëse shënoi fitore , ndërsa këtë gjë e ndau edhe trajneri Igor Angelovski.

“Nuk janë humbur eliminatoret, pasi që jemi vetëm 3 pikë nga pozita e dytë. Hendikap është se luajtëm 3 ndeshje në terrenin vendas, por këtë gjë do të mundohemi që të kompenzojmë në ndeshjet në transfertë. Dështuan në duelet në terren dhe sprintet. Në këtë pjesë ishim të mundur, fizikisht nuk arritëm që tu kundërvihemi ashtu siç duhet. Deri te penaltia ishim të barabartë, por në vazhdim dështuan në tërësi. Humbëm dy ndeshje radhazi dhe ishin 2 takime të forta, i pari pa fat, ndërsa ky I dyti ishte me plot meritë, tha mes tjerash Angelovski.