Austria tashmë mban një rekord të ri në futboll – golin më të shpejtë në histori të kombëtareve

INA
INA

24/03/2024

Futbollisti austriak, Christoph Baumgartner, ka shënuar pas vetëm gjashtë sekondave lojë në miqësoren që Austria e fitoi mbrëmë (e shtunë) me rezultat të pastër 2-0 ndaj Sllovakisë, duke regjistruar kështu golin më të shpejtë në histori të futbollit me kombëtare.

24-vjeçari vrapoi nga mesi i fushës dhe i tejkaloi tre lojtarë para se të bënte një gjuajtje precize nga jashtë zonës e cila përfundoi në cepin e portierit sllovak.Rekordi i mëhershëm mbahej nga Lukas Podolski i cili gjatë kohës sa përfaqësonte Gjermaninë, kishte shënuar ndaj Ekuadorit në 2013, pasi kishin kaluar vetëm shtatë sekonda nga fillimi i ndeshjes.

Përndryshe, lojtari Andreas Weimann i cili u fut në lojë nga banka rezervë, shënoi golin e fitores për Austrinë, teksa kishin mbetur tetë minuta nga përfundimi i takimit.Austria po vazhdon përgatitjet për Euro 2024 me ndeshje miqësore ndaj Turqisë, Serbisë dhe Zvicrës. Ata do të përballen në Kampionatin Evropian me Francën, Holandën dhe njërën nga Polonia ose Uellsi.

Çuditërisht, kjo arritje e Baumgartner pothuajse u eklipsua vetëm disa orë më vonë gjatë ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Francës.

Pasi bërë rikthimin e tij në kombëtare, veteranit gjerman Toni Kroos iu deshën vetëm tetë sekonda për të dhuruar një asistim.

Ai nuk humbi kohë pasi ndeshja filloi dhe bëri një pasim të mençur në drejtim të Florian Wirtz, i cili më pas në mënyrë spektakolare e finalizoi aksionin nga një distancë prej 25 metrash.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

berat-gjimshiti-djimshiti

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

XHAKA GRANIT

Granit Xhaka po çmend, as anglezët nuk e ndalen

fenerbahce

Fenerbahce eliminohet

salah

Liverpoolit nuk i bën punë fitorja, eliminohet nga Atalanta e Gjimshitit

kloop

Klopp: Krijuam 67 goditje në tre ndeshjet që nuk i fituam, e çuditshme

akil

Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Anceloti

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë

Pep Guardiola

“ Nuk pendohem për asgjë”/ Guardiola uron Realin pas kualifikimit

INFO

NA NDIQ