Autobusët urban në Shkup prej nesër do të lëvizin deri në ora 23:00

Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup ka njoftuar se prej ditës së mërkurë (05.05.2021) të gjithë autobusët në territorin e kryeqytetit do të lëvizin deri në ora 23:00.

Ky vendim vjen pasi që Qeveria mbrëmë hoqi disa masa kufizuese ku ishte përfshirë edhe ora policore që ishte deri në ora 21:00. Nga kjo ndërmarrje kanë theksuar se qytetarët për të gjitha linjat dhe terminet mund të njoftohen në faqen zyrtare të internetit. (INA)