Autobusi i aksidentuar largohet nga vendi i ngjarjes

Autobusi i cili u përfshi herët në mëngjes në Bullgari është nxjerrë nga autostrada. Sipas mediave bullgare, autobusi është larguar nën siguri të fortë policore.

Autobusi, i cili po kthehej nga Stambolli, ka marrë flakë mbrëmë rreth orës tre pasmesnate, në autostradën Sofje-Blagojevgrad, afër fshatit Bosnek.

Ministri i Transportit i Maqedonisë Veriore Blagoje Boçvarski, më herët ka thënë se ministria ka nisur procedurën për heqjen e licencës së transportuesit.

Siç u tha në konferencën për media të ministrisë, sipas informacioneve të deritanishme, ky transportues kishte leje për transport ndërkombëtar, por jo për një automjet të caktuar.

Nga aksidenti humbën jetën të paktën 45 pasagjerë dhe u plagosën shtatë.