Autobusi shtyp të moshuarin, qytetarët: Nuk ka siguri në trafik

Picture of INA
INA

17/01/2025

“Në Qendrën Emergjente është pranuar një pacient mbi 80-vjeç, në gjendje të rëndë dhe është reanimuar menjëherë. Pacienti ndodhet në terapi intensive dhe tashmë janë kryer analizat e nevojshme diagnostike. Ekipet mjekësore po bëjnë të gjitha përpjekjet, në përputhje me protokollet mjekësore dhe po luftojnë për jetën e tij”, thonë nga Qendra e urgjencës.

Kjo është gjendja shëndetësore e të moshuarit që sot 15 minuta para mesditës u godit nga një autobus i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike në Qendrën Transportuese. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje thanë për Alsat se i moshuari po ecte me ndihmën e shkopit mbrapa autobusit pa e vërejtur fare shoferi i cili kishte nisur të lëvizë autobusin me shpejtësi të ngadalësuar dhe goditi personin e moshuar. Dëshmitarët thonë se zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë arritën shumë shpejtë dhe transportuan të lënduarin në Qendrën e Emergjencës.

“Sapo u ndala për të pritur autobusin me numër 63 e pash një njeri të moshuar, me shkop, erdhi deri nga mesi i autobusit, autobusi lëvizte ngadalë, shoferi nuk e pa se ka njeri mbrapa autobusit, e preku, e tërhoqi, njeriu ra në rrugë, unë shumë u frikësova, u largova dhe nuk mund të shikoja më. Vrapova të trokas në dritare, ti tregoj se ka njeri nën autobus”, tha një dëshmitare.

“Njeriu qëndronte I shtrirë poshtë, prisnin të vij ndihma e shpejtë. Erdhën shpejt zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë. E nxorën disi dhe e dërguan”, tha një dëshmita.

Qytetarët thanë se shpesh herë ndjehen të rrezikuar në komunikacion posaçërisht nga shoferët e mitur. Megjithatë ata nuk përjashtojnë këmbësorët si fajtorë të shpeshtë të aksidenteve.

“Shoferi nuk është aspak fajtor, ne jemi fajtor, këmbësorët. Mëkat që e kanë lëshuar vet kaq të moshuar. Nëse nuk ka pasur askënd patjetër të dal vet, nëse ka pasur fëmijë mëkat ti lëshojmë dhe ti maltretojmë të moshuarit ashtu”, u shpreh një dëshmitare.

“Nuk qarkullojë shumë me autobus mirëpo tani nuk është si më parë, tashmë është tmerr, posaçërisht të miturit bëjnë çfarë dëshirojë”, tha një qytetare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu raportuan se po merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Alsat.mk

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË