FOTO/ Automjeti po hynte në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, konfiskohen mbi 400kg duhan në fshatin Mjak

INA
INA

30/10/2023

Policia Kufitare e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 400 kilogramë duhan në fshatin Mjak i cili gjendet në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa në dy aksione tjera në veri të Kosovës janë konfiskuar produkte të higjienës dhe pije.

Në aksionin e Policisë në vijën kufitare me Maqedoninë e Veriut është konfiskuar edhe një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më 29.10.2023, rreth orës 09:00 ku Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë së veriut në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit (duhan).

“Duhan i papërpunuar 8 thasë me nga 10 kg, 250 pako x 0.5 kg, Malboro, 250 pako x 0.5 kg Sobrani, 75 pako x 0.5 kg, Oriental, 225 pako x 0.5 kg, Davidov, 25 pako x 0.5 kg, Slims, 100 pako x 0.5 kg Virginia” , thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogramë duhan sa janë sekuestruar kap vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.

“Një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

INFO

NA NDIQ