Autostrada dhe shërbimet doganore, jetike për Medvegjën, kryeministri Kurti dëgjoi kërkesat e një delegacioni medvegjas

Picture of Ina Online
Ina Online

22/02/2025

Me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një delegacion i rëndësishëm nga Medvegja zhvilloi një takim kyç në Prishtinë, ku në fokus ishte situata alarmante në këtë trevë shqiptare, por njëkohësisht u shtruan kërkesa jetike për këtë trevë të izoluar dhe diskriminuar shqiptare në Serbi.

Në takim morën pjesë Muharrem Salihu, veprimtar dhe afarist i njohur në Itali dhe Evropë, Lulzim Rushiti, vëllai i dëshmorit Florim Rushiti-Kingji, Ajet Duli, veteran i UÇK-së dhe ish i burgosur politik, dhe Linda Shaqiri, aktiviste. Gjithashtu, e pranishme ishte edhe Zv. Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

Diskutimet u përqendruan në sfidat jetike për Medvegjën, përfshirë:
• Jetësimin e Rrugës së Kombit deri në Medvegjë

• Hapjen e një pike doganore të kategorisë A për qarkullimin e mallrave dhe kamionëve, duke zëvendësuar pikën aktuale të kategorisë C

• Rolin e KKSH-së në ruajtjen e trashëgimisë kulturore

• Restaurimin e shtëpisë së dëshmorit “Kingji”

• Ndërhyrjen ndërkombëtare për ndalimin e pasivizimit të adresave

Mungesa e një shërbimi kufitar adekuat ka shkatërruar ekonomitë e vogla familjare në Medvegjë dhe, si pasojë, ka lehtësuar politikat e Beogradit për spastrimin e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore.

Medvegja kufizohet me komunat e Kamenicës, Prishtinës dhe Podujevës në Kosovë, dhe nevojitet një pikë doganore e kategorisë A, ashtu siç është në Bujanoc dhe Preshevë, për të mundësuar zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë.

Në përfundim, në shenjë respekti, Kryeministri Kurti u nderua me mirënjohjen “Kingji” nga Medvegja, si një simbol i përkushtimit ndaj çështjes shqiptare në këtë rajon të rrezikuar nga pasivizimi.(INA)

TË FUNDIT

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

E ardhmja e Ancelottit në Real Madrid varet nga një kusht

Goditën brutalisht Klea Prengën, Prokuroria kërkon 3 vite burg për motrat Berisha

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është plagosur nga sulmi në Gaza

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË