Autostrada e Serbisë asnjë fjalë në gjuhën Shqipe (Foto)

0
Në autostradën e Serbies e cila kalon në qytetin e Bujanocit, vetëm një fjalë është shënuar në gjuhën Shqipe, të gjitha tjerat në gjuhën Serbe, vetëm fjala “JUG” është shënuar në një tabelë në gjuhën Shqipe të gjitha tjerat janë të shënuara vetmë në gjuhën Serbe dhe atë shenjat “JUG”, “QENDRA”, në gjuhën qirilice serbe.
Vetëm fjala JUG është shënuar në një tabelë e cila edhe nuk ja vlejti të merren pamje pasi që vetëm fjala JUG nuk mund të quhet tabelë sinjalizuese Shqipe, pasi që Bujanovac nuk mund të thuhet se është në gjuhën Shqipe.

“Putevi Srbije”, nuk ka rrespektuar dygjuhësin e komunës të Bujanocit, pasi që dygjuhësia në nivel lokal në Bujanoc, është rregulluar me statut komune, që nga viti 2002, mirëpo mjerisht zbatimi i saj në praktikë edhe sot ajo çalon, anashkalohet e bojkotohet jo vetëm nga niveli shtetërorë por dhe nga niveli lokal.

Komuna e Bujanocit, është me shumicë shqiptare dhe fatmirësisht e udhëhequr nga struktura shqiptare, ndërsa në nivelë lokal në shumë tabela udhëzuese në shtëpin e shëndetit dhe në institucione tjera mund të hasësh vetëm në gjuhën Serbe përpos asaj “Ndalohet pirja e duhanit” dhe “Mos hudhë mbeturina” duke menduar se vetëm këto rregullore nuk i rrespektojn Shqiptarët, në shum njoftime tjera të publikuara jan vetëm në gjuhën Serbe, kur bëhet fjalë edhe për shtëpin e shëndetit në Tërnoc, në njoftimin e publikuar në “Barnatorën e Bujanocit” jan të shkruara vetëm në gjuhën Serbe./BujanociNet/

Komentet

komentet