Në tregim pa mbarim po shndërrohet autostrada Shkup Bllacë, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2020, por përfundimi i saj ende nuk shihet askund. Për momentin, janë ndërtuar vetëm dy kilometrat e para, duke nisur nga kufiri i Bllacës në drejtim të Shkupit. Megjithatë, të njejtat edhe më tej nuk mund të shfrytëzohen sepse fundi i dy kilometrave duket kështu.
“Ky është dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, autostradë e cila ka filluar të ndërtohet që nga viti 2020 por kur do të përfundojë, nuk e di askush. Por edhe për t’u lëshuar në përdorim nuk mundet sepse këtu pas dy kilometrave përfundon autostrada e ndërtuar dhe veturat duhet të kthehen prapa. Kjo autostradë kujtojmë se ishte prioritet edhe i Qeverisë së kaluar por është prioritet edhe i kësaj qeverie. Mirëpo kur do të përfundojë, mbetet të shohim”, raporton Zekirija Haxhiu gazetar TV21.
Se cilat janë afatet për lëshimin në përdorim dërguam pyetje deri te kabineti i zv.ministres së transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.