Autostrada Shkup – Kumanovë në gjendje të mjerueshme

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/02/2023

Autostrada Shkup-Kumanovë është shndërruar në një rrugë me gropa. Posaçërisht, aksi nga pikë pagesa Milladinovci deri në pikë pagesën Rramanli, është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse ky aks u sanua jo më larg se 6 vjet, por ngjan të jetë më e shkatërruar se pjesa tjetër e rrugës e ndërtuar nga koha e TITOs. Gjatë rrugës që përshkuam pikasëm në aq luhatje me makinë, saqë dukej se lundronim me varkë në det.

Miliona denarë çdo ditë qytetarët paguajnë për të kaluar nëpër këto rrugë të amortizuara. I pyesim ata dhe thonë se për çfarë po paguajnë? Për këto gropa që shkelin çdo ditë në autostradat tona. Një nga akset më të dëmtuara është ajo nga kryeqyteti që të shpie drejt Kumanovës, në të cilin prej vitesh nuk është investuar, por vetëm është sanuar në vende të caktuara ku ka pasur dëmtime masive të asfaltit.

Qytetarët ankohen se po paguajnë shtrenjtë në pikat pagesore, për t’i prishur makinat çdo herë që udhëtojnë. Vajtje ardhje në dy pikat pagesore paguhet nga 200 denarë për një veturë. Ata që punojnë çdo ditë shpenzojnë rreth 6,000 denarë në muaj ose 1/3 e pagës minimale vetëm për këto pika pagese.

“Normalisht nuk duhet të paguajmë! Ne që jemi në Evropë paguajmë si taksë rrugore por autostradat janë të mira, këtu të prishura, i lamë amortizerat në rrugë”, tha një qytetar.

“Nuk duhet fare të paguajmë. Është edhe shtrenjtë, 500 denarë kjo nuk është as në Tanguzi të Afrikës. Pse po paguani? Nuk kam zgjidhje tjetër vetëm tua thyej traun”, shtoi një tjetër.

“Gjatë regjistrimit të na përfshijë në taksë sepse shumë pika pagesore ka nëpër Maqedoni dhe humbim kohë. Gjatë regjistrimit dhe kush të dojë autostradë le të paguaj, kush nuk do nuk e ka patjetër”, u shpreh një tjetër qytetar.

Nga NP Rrugët Shtetërore thonë se ky aks rrugor nuk është i paraparë në plan programin e këtij viti për tu ndërtuar plotësisht. Andaj thonë se për mirëmbajtjen e saj kompetente është NP “Makedonija Pat”.

“Bëmë sanime të vogla ku është shkaktuar devijimi i asfaltit. Kryesisht janë mbushur gropat e hapura dhe ka një pjesë është paraqitur një gërmadhë ku mund të shkaktoj edhe goditje të automjeteve në rrugë kështu që sa patëm kushte të mira moti, tani janë shërbimet dimërore. Punojmë vetëm në sanime”, theksoi Jadranka Todorova, Udhëheqëse sektori në “Makedonija Pat”.

Ky aks rrugor është rikosnturuar plotësisht në vitin 2016, jo vetëm me shtresën e asfaltit por edhe me bazamentin e zhavorrit, duke përfshirë edhe pjesët anësore të autostradës. Kompania që ka kryer punimet me tender ishte “STRABAG International” nga Gjermania me nënkontraktorët e tij, e cila sipas autoriteteve ka dhënë vetëm 5 vjet garanci për projektin e realizuar. Sipas praktikave ndërkombëtare, një rrugë e rikonstruar plotësisht, e cila ka kushtuar miliona euro duhet të ketë së paku 20 vjet garanci./Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

INFO

NA NDIQ