Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

0

Ndërsa katër ditë më parë nisën punimet për rregullimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe pati devijim të qarkullimit, këtë fundjavë rruga do të jetë e hapur.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se deri ditën e premte 15 qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Hapja do të bëhet me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës.

Kështu nga dita e premte ora 12:00 deri mëngjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së diel për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje. /a.y/noa.al

Komentet

komentet