Autostradave për Ohër dhe Bllacë nuk u shihet fundi

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/03/2023

Qeveria ka shkelur të gjitha afatet që premtoi për përmirësimin e infrastrukturës në vend. Biznesi është i indinjuar për qasjen jo serioze të autoriteteve në lidhje me zgjidhjen e një prej problemeve kyçe të ekonomisë.

Përqindja e lartë me të cilën mburret Qeveria për realizimin e projekteve kapitale nuk jep rezultate, thonë nga Oda Ekonomike. Ata sot për herë të dytë kërkuan përgjegjësi nga Qeveria për zvarritjen e projekteve të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

“Kërkojmë që të merret përgjegjësia për mosrealizimin e projekteve që janë vendimtare për ekonominë e Maqedonisë sepse ekonomia ka pritur shumë për përfundimin e tyre të plotë. Deri në vitin 2030 duhet të përmirësohet e gjithë infrastruktura, të modernizohen industritë për t’i bërë ato të qëndrueshme përmes rritjes së efikasitetit në përdorimin e burimeve”, tha Jelisaveta Georgieva Jovevska Oda Ekonomike.

Nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, që prej vitesh po ndihmon zhvillimin e vendit, thonë se analizat e tyre tregojnë se nevojiten urgjentisht përmirësime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, pasi kjo do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme të ekonomisë.

“Decentralizimi duhet të jetë një nga proceset kyçe të reformave në vend, sepse është thelbësore për krijimin e komunave më të përparuara që do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe të jenë partner i besueshëm i komunitetit të biznesit”, u shpreh Armen Grigoryan UNDP.

Në programin e qeverisë është përfshirë sërish hekurudha drejt Bullgarisë, një projekt i ngecur prej dekadash. Autostrada Kërçovë – Ohër dhe Shkup – Bllacë kanë vite që po zvarriten. Vonesa e projekteve të infrastrukturës rrugore është konstatuar edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për ecurinë e reformave të shtetit, ndërsa për zvarritjen e dinamikës së realizimit paralajmëruan edhe nga Enti Shtetëror i Revizionit. /Alsat.mk

TË FUNDIT
5 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
5 orë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur
5 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
8 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

ME TE LEXUARA

22 orë
A mund të përdoret neni i 25-të i Kushtetutës amerikane për zëvendësimin e Presidentit Biden?
15 orë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës
14 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
21 orë
Osmani: Administrata e Biden ka bërë çmos që unë të jem prezente në aktivitetet e Samitit të NATO’s
15 orë
Një serbe e plagosur në autostradën Negotinë-Demir Kapi, ishte përleshur fizikisht me bashkëshortin e saj në makinë
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
21 orë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot
15 orë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital

LEXO MË SHUMË

trump-6-1

Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

IMG_4336

Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

INFO

NA NDIQ