AUV: Janë realizuar kontrolle në kuzhinat e shkollave dhe kopshteve

Picture of INA
INA

08/10/2025

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në shtator të këtij viti kanë realizuar kontrolle inspektuese në kuzhinat e shkollave dhe kopshteve në gjithë vendin. Janë kryer 91 kontrolle nëpër kopshte dhe 23 inspektime të jashtëzakonshme në shkolla.

Për mospërputhjet e konstatuara, siç thonë në AUV, janë lëshuar nëntë vendime me urdhër për eliminimin e tyre.

“Në dy kopshte, higjiena nuk ka qenë e kënaqshme në kuzhina, ndërsa një kopsht nuk kreu kontroll të detyrueshëm shëndetësor të stafit të punësuar në kuzhina. Gjoba janë shqiptuar ndaj tre kopshteve dhe për shkak të kushteve jo të duhura, janë shkatërruar 24 kilogramë ushqim”, informojnë nga AUV.

Nga kontrollet e kryera në shkolla, kushte të pakënaqshme janë konstatuar në një kuzhinë shkolle. Lëshime në aspektin e prodhimit të mirë dhe praktikave të mira të higjienës janë konstatuar në dy kuzhina. Për shkak të deklarimit të gabuar u shkatërruan 59 kilogramë ushqim.

Shërbimet inspektuese të AUV për lëshimet e konstatuara me kontrollet në kuzhinat e shkollave vendosën një gjobë dhe lëshuan pesë vendime me urdhër për heqjen e tyre.

TË FUNDIT

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar

Numërohen të gjitha votat në Mitrovicën e Jugut, ky është rezultati final

“Raporti”, Siljanovska: Vlerësimi i KE-së, politik

Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

Blerim Islami filloi detyrën e kryetarit të Dollnenit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË