Avancimet në Ministrinë e Kulturës, reagon BDI-ja

Picture of Ina Online
Ina Online

24/05/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se në avancimet e fundit të Ministrisë së Kulturës ka prirje të rrezikshme për përjashtimin sistematik të shqiptarëve, që siç tha, nga 12 avancime që janë bërë, vetëm një pozitë i është dhënë shqiptarëve. BDI tha se për më shumë se një vit, asnjë punësim i ri nuk është bërë në institucionet kulturore të drejtuara nga shqiptarët.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër avancimet e fundit të realizuara nga Ministria e Kulturës, të cilat konfirmojnë një prirje të rrezikshme të përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet kulturore shtetërore.

Në vendimin e fundit për 12 avancime brenda kësaj ministrie, vetëm një pozitë i është dhënë një shqiptari – dhe ajo në një nivel të rendot të dytë. Ky bilanc është tregues i qartë i një politike të vetëdijshme për të marginalizuar përfaqësimin kulturor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për më shumë se një vit, asnjë punësim i ri nuk është bërë në institucionet kulturore të drejtuara nga shqiptarët. Ansamblet kulturore janë në shuarje të plotë, artistët në margjinë dhe institucionet pa jetë, pa investime dhe pa vizion. Ansambli Muzikor është lënë si relikt simbolik, pa mbështetje dhe pa perspektivë.

Përgjegjësia për këtë situatë nuk i takon vetëm Ministrisë, por edhe mbetjeve të Vlenit në qeveri, e cila ka dështuar të mbrojë interesat kulturore të shqiptarëve dhe ka pranuar rolin e një fasade të heshtur ndaj këtij diskriminimi institucional.

BDI i bën thirrje opinionit publik, artistëve, intelektualëve dhe gjithë faktorëve relevantë që të bashkëreagojnë me ne ndaj këtij marginalizimi të organizuar.

Nuk mund të ketë shtet funksional dhe demokratik nëse një pjesë e popullatës përjashtohet nga hapësira kulturore dhe institucionale.

Kultura është identitet. Fshirja e saj është sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë.

BDI do të ngrejë këtë çështje në çdo nivel institucional dhe ndërkombëtar për të ndalur këtë degradim të qëllimshëm ndaj trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, tha BDI.

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË