Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni

Picture of INA
INA

28/05/2024

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka votuar të hënën pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë, nga ajo e vëzhgimit, në të anëtarit të asociuar.

Deputeti Driton Hyseni, i cili njëherësh është edhe kryesues i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka thënë se nga e hëna Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, raporton Telegrafi.

“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka shtuar se pavarësisht përpjekjeve të delegacionit të Serbisë ata nuk ia dolën ta ndalin Kosovën.

“Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje e Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!”, ka shkruar Hyseni.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe deputeti tjetër, Xhavit Haliti që po ashtu është në delegacionin e Kosovës.

Ai e ka cilësuar këtë si fitore për Kosovën dhe dështim për Serbinë.

“Fiton Kosova, dështon Serbia. Lajmi i mirë. Nga sot Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Haliti.

Ndryshe, pas lajmit për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë kanë reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e përfaqësues të partive politike.

Osmani ka përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në një postim në “X”, ajo ka shkruar se NATO është fati i Kosovës.

“Mirënjohës për të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet.

Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka shprehur falënderim ndaj partnerëve që me votat e tyre i dhanë sot mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova tashmë ka statusin e anëtarët të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, transmeton Telegrafi.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”, ka pohuar ai.

Por, cilat janë përparësitë e Kosovës si shtet i asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?

Ky vendim për Kosovën po konsiderohet tejet i rëndësishëm, teksa shpjegohen edhe përfitimet për shtetin krahasuar me anëtarin vëzhgues siç e kishte statusin deri tani.

Megjithatë sipas ekspertëve të sigurisë, ky proces nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në procesin e anëtarësimit në NATO.

Një sërë përparësish do të fitojë Kosova, për dallim prej asaj që ishte paraprakisht si vend vëzhgues.

Një nga anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamble, po e konsideron tepër të rëndësishëm këtë hap, teksa shpjegon dallimin dhe përfitimin tani për Kosovën.

“Po thuajse jemi bërë të barabartë, me status të barabartë me të gjitha vendet të cilat kanë këtë status. Bashkë me ne është pranu edhe Malta, është votu po thuajse përnjëherë me ne, ajo përpara ne mbrapa. Ne s’kemi të drejtë vetëm të drejtë vote në Asamblenë Parlamentare”, ka thënë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Nga ana tjetër eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, situatë të favorshme e konsideron këtë sukses, veçse sipas tij kjo nuk ka impakt të drejtpërdrejt me anëtarësimin në NATO.

“Assesi nuk ka ndonjë impakt në procesin teknik, procedural të anëtarësimit të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Pra, me këtë theks do duhej të vlejë fakti që tani më situata është më e favorshme në kontekstin e gjerë politik”, ka thënë për Dukagjinin eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Edhe profesori Bujar Dugolli e konsideron hap të rëndësishëm avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Dugolli tha se kalimi i vetëm me një votë kundër është një sukses i madh për vendin.

“Ky është hapi tjetër më i rëndësishëm që Kosovës i ka ndodhur në këtë vit në aspektin e integrimit në strukturat euroatlantike, është një hap i rëndësishëm i Kosovës drejt rrugës për anëtarësim të plotë në NATO. Statusi i personit të asociuar në këtë asamble është i rëndësisë së veçantë për faktin se do të rritet numri i pjesëmarrësve të Kuvendit të Kosovës në këtë Asamble… dhe kalimi i vetëm me një votë kundër është një sukses shumë i madh dhe këtu është shumë me rëndësi që roli i SHBA-ve në këtë aleancë tregon që edhe vendet që janë mosnjohëse thjesht në njëfarë mënyre në raport me Kosovën kanë një mirëkuptim të konsiderueshëm për faktin se vendi ynë është vendi më pro NATO-s”, tha ai.

Cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s, përfshirë edhe mysafirë dhe delegacione të tjera që mund të kenë ndonjë status tjetër.

Është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vende të asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare. /Telegrafi/

TË FUNDIT
3 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
6 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
7 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
24 orë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

ME TE LEXUARA

1 ditë
“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë
1 ditë
“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari
24 orë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
7 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
6 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

LEXO MË SHUMË

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

GP0a63QXMAA1Wbq-e1718139986554-780x439-1

Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

Screenshot_2024-06-11-22-13-37-114_com.facebook.katana-edit

Piloti i parë shqiptar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë uniformën

INFO

NA NDIQ