Avdyli: Grupet ekstremiste serbe po planifikojnë të sulmojnë veturat me targa RKS

INA
INA

02/01/2024

Deputeti i Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka apeluar për kujdes qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin në rrugët e Serbisë me targa RKS, meqë sipas tij, grupet ekstremiste serbe u kanë bërë apel vozitëse serbë me targa RKS që të vendosin shenja dalluese dhe se qëllimi i tyre është “që t’i sulmojnë veturat me targa RKS”.

“Kujdes: Nëpër rrjetet sociale serbe, grupet ekstremiste serbe, të indinjuara që makinat që do hynë në Serbi me shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar me të madhe të bëjnë apel që shoferët Kosovar me përkatësi serbe, të vendosin shenja dalluese në makina e tyre si flamuj, kryqe apo ikona Serbe që të dallohen që janë Serb”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Po ashtu ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që kalojnë neper Serbi me targa RKS që të mos ndalohen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të mos ndalin makinat kur ndalohen nga persona civil, dhe të mos ndalin makinat nëse sulmohen nga grupe ekstremistësh skaj rrugëve apo ndalesave pranë autostradave.

“Diçka po ziejnë, psikopatët ekstremist Serb prandaj duhet vëmendje”, ka shtuar deputeti Avdyli.Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, në fund të dhjetorit njoftoi se ekzekutivi serb ka marrë vendim që mundëson lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova, që ka qenë obligim i saj sipas Marrëveshjes së vitit 2011 të arritur mes palëve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria do të marrë vendim për t’i lejuar targat e Serbisë, pasi që Policia e Kosovës të sigurohet se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në Serbi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

Hovenier

Hovenier: Marrëveshja e Ohrit mbetet ligjërisht obligative.

Liridona ademaj

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

INFO

NA NDIQ