Avni Dehari flet pasi Hisen Berisha ia përmendi djemtë dhe akuzoi VV-në se i përdori këto raste për qëllime politike

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari ka dalë nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pak para se të dalë ai, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmendi vëllezërit Dehari dhe tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

Lidhur me rastin e Arbnor Deharit, Berisha tha se “është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”.

Avni Dehari në një prononcim sqaroi daljen e tij nga Kuvendi, duke njoftuar se kishte një punë dhe nuk kishte të bëjë me Berishen.

Sa i përket akuzave të Berishes, Dehari thotë “hiç mos të ndalet, le ta demaskon veten”.

“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, u shpreh ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

boki-649x430

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

INFO

NA NDIQ