Avokado, fruti që e rrit jetëgjatësinë

0

Konsumimi i ushqimeve të duhura, ju ndihmon që të jeni më të shëndetshëm dhe teknikisht të jetoni më gjatë. Në bazë të studimeve të shumta, ekziston një “super frut”, i cili ju ndihmon që të jetoni më gjatë dhe ai është avokado. Sipas ekspertëve, një dietë e pasur me avokado si dhe një aktivitet fizik gjatë ditës është çelësi i jetëgjatësisë

Mirëpo, çfarë konkretisht e bën këtë frut kaq të shëndetshëm dhe fitimprurës? Avokado ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, duke e ulur nivelin e kolestrinës së keqe në gjak, ndihmon tretjen, përmirëson funksionimin e stomakut dhe organeve të tjera.