Avokati i njohur nga Struga, Ardian Demiri i bashkohet radhëve të Lëvizjes Demokratike.
Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi nga kjo parti.
“Lëvizja Demokratike gjithnjë e më shumë po i pasuron radhët me kuadro tejet profesionale, të respektuara e të pastra. Nga sot Lëvizjes Demokratike ju bashkangjit avokati i mirënjohur nga Struga Ardian Demiri.
Ardiani me vete sjell bagazh profesional thuajse 20 vjeçar në fushën e jurisprudencës dhe është mirë i njohur për opinionin e gjërë si një profesionist i dëshmuar. Në fakt Ardian Demiri do të jetë edhe koordinator i Lëvizjes Demokratike për Strugën. Lëvizja Demomratike do të jetë gjithmonë e hapur për kuadro cilësor, profesional e të pastër”, thuhet në njoftimin e LD-së.(INA)