Avokati i Popullit dënon dhunën dhe gazin lostsjellës në protestë, shqetësim dhe për median

0

Pas monitorimit të protestës së 13 prillit, Avokati i Popullit ka nisur hetimet dhe ka hartuar një raport paraprak me nota kritike ndaj policisë. Forcat e rendit akuzohen se kanë cënuar lirinë e medias gjatë zhvillimit të protestës ndërsa protokolli i përdorimit të gazit lotsjellës nuk u është dhënë përfaqësuesve të Avokatit të Popullit. Në komisariate dhe Drejtorinë e Policisë, përfaqësues të Avokatit kanë konstatuar një të sëmurë mendor të ndaluar pas protestës por edhe dy persona me shenja dhune nga goditjet prej efektivëve të policisë.

Protestat e një dite më parë e opozitës ka qenë nën vëzhgimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Përmes një deklarate thuhet se ekipe monitoruese të Avokatit të Popullit kanë qenë në terren prej orës 18.00 të së shtunës së 13 prillit deri në përfundim të protestës për të parë dhe dokumentuar nga afër çdo zhvillim.

Nga vëzhgimet e kryera, Avokati i Popullit thotë se ka konstatuar se protesta është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe se episodet e dhunës apo të kundërshtimit të forcave të policisë nga ana e protestuesve kanë qenë në një shkallë të menaxhueshme.