Avokati i Popullit: Dyshime se kamerat e sigurisë janë çkyçur gjatë rrahjes e të burgosurve!

INA
INA

30/10/2023

Në natën kur të burgosurit janë rrahur brutalisht kamerat e sigurisë në burgin e Idrizovës janë çkyçur, thonë dëshmitarët dhe personat e implikuar, deklaroi Avokati i Popullit Naser Ziberi, për Klan M.

Sipas konstatimit të Avokatit të Popullit ndihma mjekësore është vonuar, nuk janë dërguar të gjithë në trajtim mjekësor në spitalet përkatëse ndërsa shërbimi shëndetësor në burg nuk ka funksionuar.

“Natën kritike ka qëndruar një person i cili merret me mirëmbajtjen e sistemit të kamerave. Kjon a shtyn të dyshojmë se inçizimet e kamerave që janë të obligueshme të jenë funskionale, janë vënë jashta funskionit. Unë nuk dua që ta paragjykoj situatën. Kontrolli dhe mbikqyrja jonë do të zbatohet dhe do të kemi rezultate konkrete” – tha Naser Ziberi, Avokati i Popullit.

Nga ana tjetër rreth pesëdhjetë të burgosur nga burgu i Idrizovës janë nënshkruar se do të fillojnë me grevë urie në qoftë se askush nuk i viziton ata.

“Ne të dënuarit nga burgu i Idrizovës ju informojmë që prej nesër më 31.10.2023 do të fillojmë me grëve urie. Shkaku është se nuk u është dhënë mbrojtje shëndetësore të burgosurve pas lëndimeve të rënda si pasojë e aksionit policor. As punëorët në kuzhinë nuk do të punojnë. Kërkojmë që të na vizitojë Avokati i Popullit Naser Ziberi dhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit” – thuhet në letrën e të burgosurve.

Ndryshe e gjithë kjo vjen pas aksionit të policisë të cilët kanë konfiskuar 63 telefona, 82 thika, 71 mbushës për telefona dhe drogë.

Përveç se i kanë rrahur brutalisht, nuk kanë lejuar që t’iu jepet ndihmë mjekësore. Madje kanë insistuar që mjekët në spitalin e Idrizovës të pohojnë se të burgosurit janë rrahur në mes vete.

Njëri prej të burgosurve të cilin gazetari Klan M e takoi në Qendrën klinike, tha se i kanë detyruar që të vënë firmat në letë të zbrazët. Sipas tij, qëllimi ka qenë që të arsyetohet dhuna dhe mos të ketë pasoja. Nga Ministria e punëve të brendshme thonë se janë lënduar 10 policë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1701896847835

SHKUPI – KJO „MEKË” E SHQIPTARISË

pacolli

Pse Pacolli është irrituar me mediat shqiptare?

Biljana-Ivanovska-780x439-1

Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion në vitin 2019 kërkoi shkarkimin e Angjushevit

policia-mk

Avokati që dërgoi Palevskin në Beograd po merret në pyetje në polici

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

INFO

NA NDIQ