Avokati i Radoiçiqit, dikur mbrojtësi i Karaxhiqit, Cecës e Klanit të Zemunit

Picture of ina-online
ina-online

29/09/2023

E përditshmja kosovare Koha shkruan se  avokati Goran Petronijeviq që po mbron terroristin Millan Radoiçiqit, ka qeqnë gjykatës në Gjykatën e Qarkut të Pejës në periudhën 1998-1999.

Ai njihet si gjykatësi që në vitin 2000 mori pjesë në të ashtuquajturit aktvendime dënuese ndaj zyrtarëve të NATO-s, për krimet e pretenduara të luftës.

Gazeta më tej shkruan se Petronijeviq më pas në cilësinë e avokatit kishte mbrojtur në Hagë ish-liderin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, e shumë figura të tjera kontroverse serbe të dënuara për krime lufte.  Ai po ashtu ka mbrojtur Veselin Shlivançanin, ish-oficer i ushtrisë jugosllave, që u dënua gjithashtu për krimet e luftës në Ovçar të Vukovarit. Ai po ashtu ishte edhe avokat i këngëtares Svetllana Razhnjatoviq, Ceca, bashkëshortes së Arkanit, prijës i formacionit paraushtarak serb “Tigrat”, por edhe i pjesëtarëve të Klanit të Zemunit.

Petronijeviq është me origjinë nga Medvegja. Ai së fundi kishte shprehur gatishmërinë që ta mbrojë edhe kryetarin e Republikës Serbe, Millorad Dodik, pasi Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ngriti aktakuzë ndaj tij për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt./ Koha.net

TË FUNDIT
2 ditë
Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, KE hetim ndërkombëtar për të zbuluar kush fiku dritat!
2 ditë
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë
2 ditë
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
3 ditë
Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”
3 ditë
Shpërthim i fuqishëm në Mal të Zi, dy të vdekur dhe tre të plagosur

ME TE LEXUARA

2 ditë
Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, KE hetim ndërkombëtar për të zbuluar kush fiku dritat!

LEXO MË SHUMË

energji rryme

Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, KE hetim ndërkombëtar për të zbuluar kush fiku dritat!

tanja fajon

Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

serbet tifozet

Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

policia-mali-zi

Shpërthim i fuqishëm në Mal të Zi, dy të vdekur dhe tre të plagosur

micotakis mitsotakis

Micotakis: Shkupi të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit

venecia venedik

Të dhëna alarmante! Venecia drejt fundosjes?!

kaja kallas

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

dacic

Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

INFO

NA NDIQ