Avokati italian: Dëmshpërblimi për familjarët e tragjedisë në Tetovë është i turpshëm (VIDEO)

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/02/2022

Familjarëve të viktimave në tragjedinë në Spitalin Modular të Tetovës u janë ofruar 30 mijë euro dëmshpërblim, me kusht që të mos flasin publikisht. Ky kompensim është mizor dhe ofendues dhe jashtë çdo standardi. Kështu komenton për TV Shenja avokati italian Gabriele Giambrone, i angazhuar nga Ibin Emshiu nga Siniçani i Tetovës, me shtetësi dhe banim në Itali. Përmes përfaqësuesve ligjor, Emshiu kërkon fillimisht drejtësi për humbjen e babait edhe vëllait, por edhe kompensim real sipas standardeve evropiane.

“Ajo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë. Kërkojmë para së gjithash që të arrihet drejtësia. Ne kemi nisur një procedurë për kompensim civil, personat që përfaqësojmë ishin rezidentë të Italisë që nga viti 2010, kështu që ne kemi të drejtë të kërkojmë kompensim sipas ligjit italian. Kemi dëgjuar se për disa viktima janë ofruar kompensim prej 30 mijë eurove, me kusht konfidencialiteti. Nga perspektiva ime ky kompensim është mizor dhe nuk përputhet me asnjë standard evropian. 30 mijë euro është kompensim ofendues për dikë që ka humbur babain dhe vëllain në rrethana të tillë”, theksoi Gabriele Giambrone, avokat.

Ai shpjegon se sipas ligjeve italiane, për raste të tilla, ku persona civil humbin jetën në një institucion shtetëror, familjarëve u takon dëmshpërblim prej të paktën 350 mijë eurove.

“Do të nisim një procedurë në Itali. Do të padisim Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të lejojmë që një gjykatës italian të vendos nëse kemi të drejtë për kërkesat tona. Sa për të dhënë një ide për këtë çështje, me ligjet italiane kompensimi në raste të tilla është deri 350 mijë euro, ndoshta edhe më shumë”, theksoi avokati italian.

Zyra e avokatit Giambrone ka tentuar të kontaktojë ish kryeministrin Zoran Zaev, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë që nga tetori i vitit të kaluar, por janë injoruar.

Avokati ka dërguar kërkesë edhe për përfshirje në hetim dhe qasje në raportet e ekspertëve gjerman, por gjithmonë ka hasur në derë të mbyllur.

Ibin Emshiu humbi vëllain 28 vjeçar dhe babain gjatë zjarrit që kaploi qendrën për Covid19 në Spitalin e Tetovës mbrëmjen e 8 shtatorit. Përveç dy familjarëve të tij, edhe 12 persona të tjerë humbën jetën mes flakëve. Maqedonia e Veriut pranoi ndihmën gjermane për hetimin e këtij rasti. Raporti i ekspertëve gjermanë ka përfunduar dhe është dorëzuar në Prokurori, por deri tani prokuroria nuk ka lëvizur mbi gjetjet e raportit./SHENJA/

TË FUNDIT
24 minuta
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
26 minuta
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
29 minuta
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
1 orë
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
10 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
18 orë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
11 orë
“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit
24 orë
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
18 orë
RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore
10 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"
23 orë
Mesazh tjetër nga Greqia: Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet vetëm nga njëra palë

LEXO MË SHUMË

keshilli-gjyqesos-

Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

mexhiti izet

Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

izet mexhiti

Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

INFO

NA NDIQ