Avokati Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon çfarë e pret Putinin

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 121-të. Presidenti Zelensky ka deklaruar se Rusia “i ka vjedhur paqen nga nga vendi i tij, por nuk do të mund ti shkatërrojë”.

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar këtë situatë parasheh shpërbërjen e Rusisë në përfundim të kësaj lufte, njësoj si Bashkimi Sovjetik.

Ngjela: Rusia është në luftë, është drejt shkatërrimit. Gjithë ekspertët thotë se do të ndahet në tre shtete. Ka humbje të mëdha në luftën me Ukrainën, dëme kolosale, do shikojmë se si do precipitojnë ngjarjet.

Unë jam dakord me ata analistë që thonë se do të jemi përballë një shpërbërje si ajo e Bashkimit Sovjetik.