Avokati që dërgoi Palevskin në Beograd po merret në pyetje në polici

INA
INA

06/12/2023

Në stacionin policor po merret në pyetje avokati Vasko Stojkov, me të cilin Ljupço Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, ka shkuar në Beograd, konfirmoi policia për MIA-n.

Para disa ditësh, siç përcjell KlanM, Stojkov në një deklaratë për media tha se Palevski i ka kërkuar që ta çojë në Beograd për ekzaminime mjekësore dhe se nuk e ka ditur se dyshohet për vrasje.

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë njoftoi se Palevski është arrestuar në Turqi pasi ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar përmes Interpolit. Ministri i Drejtësisë ka firmosur sot kërkesën për ekstradim dhe pasi të përkthehet në turqisht, do t’i dërgohet menjëherë autoriteteve turke, pra Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Autoriteteve turke, siç përcjell KlanM, iu është kërkuar që Palevski të mbahet në paraburgim deri në përfundim të procedurës.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. Për vrasjen e tyre, përveç Palevskit, akuzohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e pranuan fajin. Sipas hetimeve, në këtë rast është i përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij dhe për të cilin prokuroria ka bërë me dije se i ka mohuar veprimet./KlanMacedonia

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ