Avokati Raufi më nuk do të mbrojë njërin nga të dënuarit e rastit “Monstra”

0

Lënda “Monstra” e Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë për më 6 maj, në orën 10, sepse në seancën e sotme gjyqësore zyrtarisht mungonte gjykatësi Ognen Stavrev. Rasti “Monstra”, i cili i përket vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fjezi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Në sallën e gjyqit, avokati Naser Raufi njoftoi se nuk përfaqëson më si avokat Agim Ismailoviqin. Pasi që gjyqtari Osman Shabani theksoi se Ismailoviq duhet të angazhoj një avokat tjetër, Ismailoviq theksoi se nuk është në gjendje financiare për të angazhuar një avokat. Me këtë rast gjykatësi tha se atij do ti caktohet një avokat i angazhuar nga Gjykata sipas detyrës zyrtare.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i anuloi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.